VLORE - Policia e Vlorës në vijim të operacionit antikanabis ka asgjësuar 51 parcela me 5.433 rrënjë bimë narkotike “Canabis-sativa” në fshatrat Penkovë dhe Dushkarak. Sipas uniformave blu bima narkotike arrinte lartësinë 15-220cm dhe është asgjësuar me anë të djegies.
“Në fshatin Penkovë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 22 parcela me rreth 4475 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendet e quajtura “Bregu i Mullirit” dhe “Lugje, me lartësi 15-220 cm. “ – thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.
Ndërsa në fshatin Dushkarak, policia në vendin e quajtur “ Zatop” ka zbuluar 29 parcela me rreth 958 rrënjë kanabis sativa.
Policia po punon për identifikimin dhe ndalimin e kultivuesve të cilët akuzohen për veprën penale të “Mbjelljes dhe kultivimit të bimëve narkotike”
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA