VLORE - Ndonëse gjashtë persona u shoqëruan lidhur me tentativën e grabitjes së familjes së Dule Begajt në qytetin e Vlorës, ende asnjë nuk është i ndaluar.
Nga personat e marrë në pyetje blutë e qytetit bregdetar nuk kanë mundur të identifikojnë autorët e grupit të maskuar si policë që terrorizuan anëtarët e familjes vlonjate në orët e para të mëngjesit të së dielës (rreth orës 04:00) në lagjen Isa Boletini.
Agresorët nuk kursyen dhunën fizike karshi pjesëtarëve të familjes së Dule Begajt, por as plumbat ku qëlluan në ajër disa herë.
Personat e armatosur u futën në banesë duke u identifikuar si policë. Ndërsa hasën në rezistencën e familjareve ata qëlluan me qytën e automatikut vajzën 22-vjeçare Eva Begaj, e më pas kanë shtënë me armë brenda banesës.
Në një intervistë për A1 Report, gjatë së dielës Dule Begaj tregoi se personat e armatosur i hodhën sprajt djegës në sy, për të mos parë se çfarë ata do bënin.
Begaj tha se grabitësit nuk kanë marrë asnjë gjë nga shtëpia, e ndërsa që në fillim kanë helmuar dhe qenin që ishte në oborrin e vilës katërkatëshe. Ai tha se nuk ka pasur ndonjë konflikt, madje agresorët as nuk i kanë kërkuar para gjatë tentativës së grabitjes.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO