Vlorë – Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor 62-vjeçar, ditën e sotme, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”.
Blutë bëjnë me dije se shoferja e automjetit është një 27-vjeçare, e identifikuar me inicialet E.Ll..
Raportohet se 62-vjeçari i identifikuar me inicialet P.M., ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.