VLORË – Vdes një grua 48-vjeçare si pasojë e një aksidenti rrugor në Peshkëpi të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:00 të mbrëmjes, teksa një automjet, Benz 240 pa targa ka përplasur kalimtaren Sebi Sina.

Edhe pse drejtuesi i mjetit, Gerti Zholi, e ka shoqëruar në spital të plagosurën, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Automjeti është rikthyer në vendngjarje nga policia për të bërë ekspertizën e për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)