VLORË - Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 nëntori teksa dyshohet se flakët janë përhapur nga zjarri në oxhak.
Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.
Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Vetëm disa orë më herët, një banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër ku gjithashtu ka pasur vetëm dëme materiale.