VLORE - Rruga që lidh fshatin Kocul me qëndrën e komunës së Vllahinë të Vlorës prej vitesh vitesh nuk njeh asnjë rikonstruksion, e për pasojë ka shkuar drejt degradimit total.

Duke marrë shkas nga kjo banorët e këtij fshati janë ngritur në protest, teksa kërkojnë urgjentisht rikonsrtuksionin e këtij aksi rrugor.

Nësë kërkesa e tyre nuk merret parasysh banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash.

Fshati Kocul ka rreth 2600 banore, të cilët përvec mungesës së rrugës përballen edhe me probleme te theksuara ekonomike. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)