Vlorë, Beqaj: Kushte më të mira për
pacientët me sëmundje të brendshme

Vlorë, Beqaj: Kushte më të mira për<br />pacientët me sëmundje të brendshme
Nga sot, në spitalin rajonal të Vlorës ka dy mjedise krejtësisht të reja në shërbimin e Patologjisë. Të sëmurët kardiakë, por edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet neurologjike, do të mund të shërbehen më mirë për specifikat e patologjive të tyre.

 Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Dritan Leli dhe Drejtorja e spitalit rajonal, Dr. Bruna Mersini, inspektuan mjediset e reja.

 Në fjalën e tij, ministri Beqaj u shpreh se ka qenë këmbëngulja e drejtuesve të spitalit për të sjellë këtë risi në administrimin e pacientëve që trajtohen në shërbimin e sëmundjeve të brendshme, teksa shprehu bindjen se, edhe këto dy njësi, si i gjithë shërbimi i sëmundjeve të brendshme, do të përfitojë shumë më tepër vitin e ardhshëm edhe me konsolidimin e shërbimit të laboratorëve.

 “Edhe në shërbimin e Patologjisë, ka një përmirësim të kushteve në të cilët shërbehen pacientët, dhe që, sigurisht, mjekët punojnë”, u shpreh Beqaj.

Për të sëmurët kardiakë dhe për ata me sëmundje neurologjike, tha më tej ai, ka dy mjedise të veçanta, në mënyrë që ata të asistohen më mirë për specifikat e sëmundjeve të tyre, por edhe të mos ketë përzierje midis të sëmurëve me sëmundje të ndryshme brenda grupit të sëmundjeve të brendshme.

 “Ka qenë një insistim i drejtuesve të spitalit, të cilët, në fakt, përgjithësisht kanë përdorur në mënyrë shumë efiçente ato burime, ndoshta jo të mjaftueshme që kanë, për të sjellë këtë risi në administrimin e të sëmurëve të sëmundjeve të brendshme. Dhe besoj se edhe këto dy njësi si i gjithë shërbimi i sëmundjeve të brendshme do të përfitojë shumë më tepër vitin e ardhshëm edhe me konsolidimin shërbimit të laboratoritk”, u shpreh Beqaj.

Kreu i shëndetësisë pa nga afër edhe mjediset e përmirësuara ndjeshëm të maternitetit, si dhe sallën e lindjes në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku u njoh me ecurinë e këtij shërbimi.

Nga ana e tyre, mjekët shprehën falënderimet e tyre për vendimin e qeverisë, e cila ka parashikuar me Buxhetin e 2017, rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e sektorit të shëndetësisë.

Redaksia Online 
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit