Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni! Zbardhet dëshmia

Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni! Zbardhet dëshmia

Bruno Jazaj, polici bashkiak i dhunuar sot në Vlorë

VLORË- Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një polic bashkiak është dhunuar barbarisht mbrëmjen e sotmë në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, polici Bruno Jazaj polici është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një mjeti furgon dhe që operon linjën e fshatit.

Report Tv dhe shqiptarja.com sjellin foto të policit teksa merr ndihmën mjekësore në pavionin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës.

Ai ka fraktura në kokë dhe në hundë. Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital është larguar për në banesë.

Hetimet e mëtejshme do zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj, teksa nuk ka ende informacion për autorin e dyshuar të agresionit. Parparakisht mësohet se kanë qenë dy persona, me lidhje familjare mes tyre që e dhunuan.

Lidhur me këtë ngjarje, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar dhe informacioni mbetet paraprak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:46
'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

Zbardhet dëshmia e policit bashkiak të Vlorës që u dhunua pasi po i vinte gjobë furgonit të një linje fshati.

Jazaj ka theksuar se eshtë qëlluar për shkak të detyrës.

Kam qenë me uniformë në një lavazh kur fillimisht jam sulmuar nga një person. Jam futur në makine dhe kam lajmëruar policinë. Kur kam qenë duke pritur policinë ka ardhur një tjetër person, babai i djalit. Kam dalë nga makina pasi të atin e tij ia njoh. Kur kam dalë më kanë sharë dhe më kanë thënë të mos vendos më gjoba.

Bëj detyren i thashe— lëre deryrën dhë bej si te themi ne. Më kane sulmuar më pas me grushte dhe me sende te forta dhe me çelësa. I njoh. Janë Kristi e Todi Sota nga Bestrova. Policia i ka arrestuar por me sa kam informacion prokuroria i ka lënë në gjëndje të lirë.

Polici i dëmtuar Bruno Jazaj ka marrë fraktura në kokë dhe fytyrë.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AtvQuad Albania ????????: 11/10/2024 09:02

    Më mori hakun Zoti me këtë shushunjë tinzare. Iu lumshin duart atyre. Jam tërësisht i bindur që u ka rënë në qafë atyre. Ky polici është nga Mallakastra,i ardhur në Vlorë dhe e kishte marrë shumë përpjetë. Personalisht më ka sjellë shumë shqetësime në biznesin tim

    Përgjigju
  • Peshkatar nga skela: 10/10/2024 17:50

    Deri sa te te sherohet hunda, futja me bidon

    Përgjigju
  • Or tej: 10/10/2024 11:35

    Jo cdo kush te rreh se te do te keqen por te rreh edhe per te te edukuar or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Roni: 10/10/2024 13:59

      Humor klasa e pare...

  • Alfred: 10/10/2024 10:54

    Per policet bashkiake nuk ndjej dot asnje lloj keqardhjeje.

    Përgjigju
  • Miri: 10/10/2024 10:05

    Ha Mu.. prap

    Përgjigju
  • Mond Brinja: 10/10/2024 08:53

    Policet e bashkis te vlores jan ordinera te gjith.ven gjoba si minj mbeshyer dhe ikin me vrap

    Përgjigju
  • Tutu: 10/10/2024 02:22

    Fshataret e lumit te Vlores .. jane simaloket e Tropojes …!!

    Përgjigju
    • Keno: 10/10/2024 11:01

      Bestrova eshte Topallti o Tutu mbyllte jo lumi I Vlores. Do jene Vlleh nga Bestrova.

    • Lushka: 10/10/2024 09:43

      Hahahaha u te rafte e mira ty mor çuni me shkrive me komentin hahahah ashtu jan fix shum te prapambetur jan nga ajo zona e Vlores. Kur do ikja ne borsh nje me traktor rrinte ne mes te rruges e nuk e hapte rrugen per kiamet. Por jo te dhunosh nje polic bashkiak se vendos gjobe. E pa tolerueshme gjobe rrahje burg nuk i japim dum fare asgje nuk k ballancojne per nje gjobe 20 mij lekeshe apo 30 mij lekeshe rrahin nje person e lejne me pasoja edhe burg burg puna nuk punon me furgon edhe cdo gje per dreq. A do behet ky kombapo jo?

    • K,,: 10/10/2024 08:18

      Ne rradh te par quhen malsor jo malok e dyta komento per ngjaren leri ne qetesin e tyre “maloket e tropojes”

  • Altin: 10/10/2024 01:31

    Ne vlore e njohin te gjithe kete po ky seshte polic po eshte turp per qytetin jo per bashkine qe sduhet ta qaste fare kete si person te degraduar qe ca nuk pi…. Eshte njeri i mbaruar ky do i kete rene ne qaf atyre u ka kerkuar kafe

    Përgjigju
  • Lavazhua: 10/10/2024 01:19

    Ky eshte nje djale i poshter qe na ka pire gjakun,,,, edhe mbi te gjitha eshte perdorues. Turp qe vesh uniformen

    Përgjigju
  • Zullumii: 10/10/2024 01:10

    Policia ka mbet me u marr me fshataret, eshte fat qe Kane fugon se 90% e fshatrave skane rruge ky merret me fugon katundesh ! Hajde mire do ishte eshte Rama te vinte ta rraste me top basketbolli kokes , merret policia me fshatrat qe me zor Kane mbet 3-4 banore! Ik legen te keqinj!

    Përgjigju
  • Bravo: 09/10/2024 22:41

    I lumshin duart

    Përgjigju
    • Qytetari: 10/10/2024 06:51

      Si mund te thuash ‘i lumshin duart’, kur zoteria ka qene ne krye te detyres duke bere punen e shtetit? Duhet t’ju vi turp per keto mendime.

  • Shqip: 09/10/2024 22:21

    O kafshe me frakture ne koke nuk del nga spitali te shkosh ne shtepi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro