Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Bruno Jazaj, polici bashkiak i dhunuar sot në Vlorë

Vlorë- Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një polic bashkiak është dhunuar barbarisht mbrëmjen e sotmë në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, polici Bruno Jazaj polici është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një mjeti furgon dhe që operon linjën e fshatit.

Report Tv dhe shqiptarja.com sjellin foto të policit teksa merr ndihmën mjekësore në pavionin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës.

Ai ka fraktura në kokë dhe në hundë. Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital është larguar për në banesë.

Hetimet e mëtejshme do zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj, teksa nuk ka ende informacion për autorin e dyshuar të agresionit. Parparakisht mësohet se kanë qenë dy persona, me lidhje familjare mes tyre që e dhunuan.

Lidhur me këtë ngjarje, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar dhe informacioni mbetet paraprak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:46
'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

Zbardhet dëshmia e policit bashkiak të Vlorës që u dhunua pasi po i vinte gjobë furgonit të një linje fshati.

Jazaj ka theksuar se eshtë qëlluar për shkak të detyrës.

Kam qenë me uniformë në një lavazh kur fillimisht jam sulmuar nga një person. Jam futur në makine dhe kam lajmëruar policinë. Kur kam qenë duke pritur policinë ka ardhur një tjetër person, babai i djalit. Kam dalë nga makina pasi të atin e tij ia njoh. Kur kam dalë më kanë sharë dhe më kanë thënë të mos vendos më gjoba.

Bëj detyren i thashe— lëre deryrën dhë bej si te themi ne. Më kane sulmuar më pas me grushte dhe me sende te forta dhe me çelësa. I njoh. Janë Kristi e Todi Sota nga Bestrova. Policia i ka arrestuar por me sa kam informacion prokuroria i ka lënë në gjëndje të lirë.

Polici i dëmtuar Bruno Jazaj ka marrë fraktura në kokë dhe fytyrë.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 09/10/2024 22:41

    I lumshin duart

    Përgjigju
  • Shqip: 09/10/2024 22:21

    O kafshe me frakture ne koke nuk del nga spitali te shkosh ne shtepi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin

Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin