Një makinë është djegur gjatë natës në vendin e quajtur Rruga e re, ndërkohë nga informacionet e para të policisë dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental dhe është dëmtuar në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mesnatës në lagjen "Lirimi", makina e djegur tip "Jeep" me targa AA 295 MX, në pronësi të 20-vjeçarit Eljot Sulçaj.

Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

[gallery]24910[/gallery]
Informacion paraprak

Më datë 28.11.2017, rreth orës 02:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Lirim'', ka marrë flakë një automjet.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip ''Jeep'', në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motorri.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Er.K/Shqiptarja.com