Një makinë ka shpërthyer mbrëmë në flakë gjatë orëve të vona të natës. Një automjet në oborrin e një banese, në zonën e quajtur 'Ish-Fusha e Druve' është djegur ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
Makinat e djegura
Mbrëmë, gjatë orëve të natës, ka marrë flakë një automjet dhe është djegur thuajse plotësisht. Duke folur për mediat, nëna e pronarit të automjetit ka treguar momentin e rënies së zjarrit. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.
“Kjo makinë punon djali në Vlorë dhe punon taksi. Kur u ndez ishte ora 12 se ishte makina e djalit dhe dolën të rinjtë. Ai parkoi këtë dhe nxori tjetrën jashtë. Sapo u ngjit lart dhe u shtri në krevat, zhurma si bombë. I bëri hatanë djalit. Nuk kemi pasur konflikte, as djali nuk di të ketë pasur. Nëse e ka bërë ndonjë i lig, kështu i djegtë zemra”, tha nëna e djalit që i mori flakë makina.