Vlorë, digjet makina e
kryebashkiakut Shpëtim Gjika
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme ose aksidentale. Burime nga shqiptarja.com bëjnë me dije se Gjika kishte blerë këtë makinë 105 mijë euro, disa muaj më parë. ( ne foto lloji i makine s-class 2011, te cilen dispononte Shpetim Gjika)
VLORE- Makina personale e kryetarit të bashkisë së Vlorës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm ( e marte, 24 janar).
Nga të dhënat e para makina e Shpëtim Gjikës, tip Mercedes-Benz tip me targa AA 815 AN, është përfshirë nga flakët rreth orës 03. 30 minuta pranë pallatit ku banon në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë".
Shpëtim Gjika kishte parkuar makinën poshtë pallatit ku kishte apartamentin e banimit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve. Policia heton në dy pista atë të një zjarrvënieje të qëllimshme dhe të një zjarri aksidental.
MAKINA E DJEGUR S CLASS 2011 U BLE 105 MIJE EURO Makina S-class 2011, ky është tipi i makinës së kryetarit të bashkisë Gjika e cila është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit. Burime nga shqiptarja.com bëjnë me dije se Gjika kishte blerë këtë makinë 105 mijë euro, disa muaj më parë. Pranë kësaj makine, ngjyrë e zezë, ndodhej e mbuluar me mbulesë zezë edhe makina tjetër e Gjikës tip Audi Q7.
NJOFTIMI I POLICISE Rreth orës 03.20 nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në lagjen “Uji-Ftohtë” pranë shkollës Marinës po digjet një automjet.
Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë konstatuar se kishte marrë flakë një automjet tip Mercedes-Benz tip me targa AA 815 AN. Është njoftuar shërbimi zjarrfikës nga ndërhyrja e të cilëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Si pasojë e flakëve automjeti është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky automjet është në pronësi të Kryetarit të Bashkisë Vlorë z. Shpëtm Gjika. Në lidhje me këtë ngjarje, nga shërbimet e policisë po vazhdon puna në bashkëpunim me ekspertë të Mbrojtjes Nga Zjarri për të përcaktuar shkaqet e zjarrit nëse është i qëllimshëm apo aksidental.
( ne foto lloji i makine s-class 2011, te cilen dispononte Shpetim Gjika) (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.5%
-
Jo
34.5%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 2947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për tregjet e fruta perimeve, grumbulluesit shtrenjtuan çmimet deri në 100%
29 Korrik, 13:48
-
Genc Gjokutaj thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, vajza e Berishës: Ka të drejtë, revolta do të ndodhë! Berisha e Malltezi po persekutohen
29 Korrik, 13:47
-
Veliaj takon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, e uron për rizgjedhjen
29 Korrik, 13:26
-
KLP, betohen 23 prokurorë të rinj, nisin punën në prokuroritë e rretheve (EMRAT)
29 Korrik, 13:23
-
Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit
29 Korrik, 13:23
-
Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën
29 Korrik, 13:19
-
Gjirokastër/ Zjarr në pyllin me pisha në lagjen Gërhot, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
29 Korrik, 12:52
-
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi
29 Korrik, 12:39
-
Përdhunoi, vrau dhe braktisi në dyert e spitalit Marigona Osmanin, Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, bashkëpunëtori me 15 vite
29 Korrik, 12:37
-
FOTO/ U arrestua pas vdekjes së biznesmenit në Sarandë, pronari i 'Erdano Tours' kandidoi për deputet në 2021 me Jozefina Topallin
29 Korrik, 12:31
-
Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz
29 Korrik, 12:11
-
Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash
29 Korrik, 12:06