Vlorë, digjet makina e
kryebashkiakut Shpëtim Gjika

Vlorë, digjet makina e<br />kryebashkiakut Shpëtim Gjika
VLORE- Makina personale e kryetarit të bashkisë së Vlorës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm ( e marte, 24 janar).

Nga të dhënat e para makina e Shpëtim Gjikës, tip  Mercedes-Benz tip me targa AA 815 AN, është përfshirë nga flakët rreth orës 03. 30 minuta pranë pallatit ku banon në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë".

Shpëtim Gjika kishte parkuar makinën poshtë pallatit ku kishte apartamentin e banimit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve. Policia heton në dy pista atë të një zjarrvënieje të qëllimshme dhe të një zjarri aksidental.

MAKINA E DJEGUR S CLASS 2011 U BLE 105 MIJE EURO
Makina S-class 2011, ky është tipi i makinës së kryetarit të bashkisë Gjika e cila është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit. Burime nga shqiptarja.com bëjnë me dije se Gjika kishte blerë këtë makinë 105 mijë euro, disa muaj më parë. Pranë kësaj makine, ngjyrë e zezë, ndodhej e mbuluar me mbulesë zezë edhe makina tjetër e Gjikës tip Audi Q7.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 03.20 nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në lagjen “Uji-Ftohtë” pranë shkollës Marinës po digjet një automjet.
Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë konstatuar se kishte marrë flakë një automjet tip Mercedes-Benz tip me targa AA 815 AN. Është njoftuar shërbimi zjarrfikës nga ndërhyrja e të cilëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Si pasojë e flakëve automjeti është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky automjet është në pronësi të Kryetarit të Bashkisë Vlorë z. Shpëtm Gjika. Në lidhje me këtë ngjarje, nga shërbimet e policisë po vazhdon puna në bashkëpunim me ekspertë të Mbrojtjes Nga Zjarri për të përcaktuar shkaqet e zjarrit nëse është i qëllimshëm apo aksidental.

( ne foto lloji i makine s-class 2011, te cilen dispononte Shpetim Gjika)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Replikat/ Ndreca-Vokshit: Dhunuese e fjalës, një inxhiniere tekstile s'ma tregon dot ligjin! Deputetja: Kur denoncojmë abuzimet të dhemb ëëë

Replikat/ Ndreca-Vokshit: Dhunuese e fjalës, një inxhiniere tekstile s'ma tregon dot ligjin! Deputetja: Kur denoncojmë abuzimet të dhemb ëëë