Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen 'Partizani' në Vlorë.
Automjeti tip 'Reno' ka qenë i parkuar në oborrin e banesës, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Katër ditë më parë, persona të identifikuar spërkatën me benzinë automjetin, por pa mundur t'i vinin flakën.
Nuk dihet identiteti i pronarit të automjetit dhe as arsyet e zjarrvënies. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.