Vlorë, ditëlindja e I. Qemalit
PD bojkot festimeve
Digjet makina e Shpëtim Gjikes

Vlorë, ditëlindja e I. Qemalit<br />PD bojkot festimeve <br />Digjet makina e Shpëtim Gjikes
Vlora ka ngritur sot siparin e veprimtarive në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika ka shfrytëzuar 168 vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit për të nisur veprimtaritë nga qyteti bregdetar ku u shpall pavarësia. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, nëpërmjet rreshtave të fjalimit të tij, akuzoi qeverinë se në 100 vjetorin e Pavarësisë, kërkon të lërë jashtë kalendarit të festimeve qytetin e Vlorës. Ceremonia e hapjes së këtyre festimeve, sipas zyrtarëve të bashkisë, me gjithë ftesat që u janë drejtuar institucioneve qendrore dhe lokale, u bojkotuan nga Prefektura dhe kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, që nuk morën pjesë në aktivitete, dhe janë të zgjedhurit e Partisë Demokratike.

“Eshtë ky nderim që nuk na lë dot të heshtim kur shohim sesi në këtë 100 vjetor të pavarësisë, në mënyrë tinzare dhe të djallëzuar, po përpiqet të anashkalohet Vlora, po synohet të lihet në harresë Flamuri, po kërkohet që të lihet në hije Ismail Vlora. Por nuk mund të errësohet dielli nga asnjë re e zezë, as nga retë historike dhe as nga ato politike” tha kryetari i Bashkisë.

“Jam i hapur për bashkëpunim institucional. Ftoj presidentin e Republikës Bamir Topi tu propozojë institucioneve shtetërore vendosjen e portretit të Ismail Qemalit në zyrat e shtetit, në 100 vjetorin e pavarësisë” deklaroi Gjika në fjalën e tij mbajtur për qytetarët vlonjatë në qytetin e Vlorës.
“Sot ne jemi mbledhur këtu nën frymëzimin e mesazhit dhe veprës së tij, në këtë ditëlindje të babait të shtetit shqiptar, me përunjësinë që jo vetëm ta kujtojmë atë, por edhe me detyrën sublime që të nderojmë jetën dhe veprën e themeluesit të Shqipërisë.

Me Ismail Vlorën nis lindja por edhe jeta jonë në këta 100 vjet. Me këtë burrë të mençur nis rruga jonë e bukur, por edhe e vështirë si shtet i lirë dhe i pavarur. Pas tij vjen vetëm historia” tha Gjika.

“Në këtë kohë të turbullt të mbushur me “patriotë” politikë dhe “spekullantë partiakë” që serviren sikur “digjen” për Shqipërinë dhe etërit tanë themelues, nderimi për Ismail Vlorën është minimumi që Bashkia e Vlorës, dhe i gjithë qyteti ynë, mund të bëjë për Të, për qytetarët tanë, për Shqipërinë por edhe për brezat e ardhshëm” tha Gjika.
Kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët nga të gjitha trevat shqipfolëse, që të paktën njëherë brenda këtij viti, të vijnë në qytetin e Vlorës, për të nderuar 100 vjetorin e Pavarësisë. “Të nderojmë 1912-tën por edhe 100 vjetorin, të nderojmë të shkuarën por edhe të ardhmen. Sëbashku do t’i presim dhe do ta bëjmë Vlorën shtëpinë e madhe të shqiptarëve gjatë këtij viti” tha kryebashkiaku.

Ceremonitë kanë vazhduar me një aktivitet në sallën e teatrit “Petro Marko” si homazh për veprën e Ismail Qemalit.
(ab/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime