VLORË - Një nga shqetësimet kryesore të prindërve për fëmijët e tyre është ardhja me vonesë në shtëpi si dhe zgjedhja e shoqërisë. Ka qenë pikërisht vonesa në familje e 20 vjeçarit nga Vlora, si edhe dalja tij me shoqëri jo të mirë shkaku i debatit të djalit me babain e tij.
Pas debatit verbal të shkaktuar nga të dyja palët, burime nga policia e qytetit bregdetar të Vlorës bënë me dije se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe babai 50 vjeçar ka qëlluar me thikë djalin e tij. Po të njëjtat burime sqaruan se ngjarja ka nisur si pasojë e fjalëve të kthyera nga ana e djalin 20 vjeçar ndaj babait të tij, ndërsa ky i fundit pak ngjarjes u vu në prangat e policisë. Pas marrjes së tij në pyetje, 50 vjeçari Metani mësohet të ketë thënë se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër me djalin e tij.
Ngjarja
Mesnatën e kësaj të mërkure, 20 vjeçari R. Metani është kthyer në shtëpinë e tij, në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë dhe më pas është konfliktuar me të atin, Dhionis Metani. Fillimisht, mësohet se babë e bir janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas 50 vjeçari Metani e ka qëlluar djalin e tij me thikë në dorë, ku i ka shkaktuar edhe dëmtime të lehta në gishtërinj. Më pas, 20 vjeçari R. Metani u dërgua në ambientet e spiotalit të Vlorës për t’u mjekuar, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, blutë e Vlorës bënë të mundur vënien në pranga të babait 50 vjeçar, Dhionis Metani i cili u dërgua në ambientet e drejtorisë së policisë së këtij rrethi, ky u mor në pyetje nga grupi hetimor. Metani tashmë akuzohet për “Dhunë në familje”.
Shkaku
Burime nga policia e Vlorës thanë për “Shqiptarja.com” se shkak i debatit të tyre ka qenë djali i cili pothuajse çdo natë shkontë vonë në banesë dhe se kishte filluar të shoqërohej me persona jo të denjë sipas babait. Po të njëjtat burime sqaruan se kjo nuk është hera e parë që babai kishte debatuar me të birin për këto arsye.
Dëshmia
“Djali nuk më dëgjon. Pothuajse çdo natë kthehet vonë në shtëpi”. Kështu e ka nisur dëshminë e tij në polici babai 50 vjeçar Dhionis Metani. Sipas burime, babai ka kryer pendesë për plagosjen e kryer, teksa është shprehur se ngjarja ka ndodhur në nerva e sipër nga ana e tij.
“Si çdo natë isha duke pritur djalin të kthehej në shtëpi por ai po vonohej si çdo herë. Sapo ka hapur derën dhe është futur brenda unë fillova ta këshilloja duke i thënë se nuk doja që ai të kthehej më vonë në shtëpi. Po ashtu i thashë se nuk më pëlqente shoqëria që ai kishte filluar të dilte dhe i thashë që të mos shoqërohej më me ta, por ai nuk më dëgjoi dhe filloj të më ngrinte zërin duke më kundërshtuar. Nuk doja që të shkoja deri këtu por çdo gjë ndodhi në nerva e sipër”, mësohet të ketë thënë para grupit hetimor Dhionis Metani.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com