VLORE- Një e moshuar 78 vjeçare ka rënë nga kati i 8-të i një pallati në zonën e Skelës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë zonës së Skelës. Për momentin nuk dihen shumë detaje por policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima Menekshe  Zotaj e moshës 78 vjeçare. Policia dyshohet se është vetëhedhur në kushtet e një depresioni. Po hetohen dhe pista të tjera të ngjarjes, informon korrespondenti ynë në Vlorë Armand Xhelili.

kufome ne vlore
(Foto nga vendi i ngjarjes, në Skelë të Vlorës)

(sg/shqiptarja.com)