VLORE - Refuzohet përfundimisht kërkesa e italianëve për ekstradimin e Fatmir Kajollit, biznesmeni përfaqësues i Partisë Republikane në Bashkinë e Fierit, i njohur si mik i Fatmir Mediut. Ashtu si edhe ajo e Fierit pak ditë më parë, Gjykata e Apelit të Vlorës ka refuzuar dje kërkesën për ekstradimin e Kajollit në Itali, ndonëse lajmi u bë publik vetëm sot.
Kajolli ishte dënuar nga shteti fqinj nga dy gjykata, ajo e Romës dhe Milanos, përkatësisht me 24 dhe 16 vjet burg për trafikimin e lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.
Kajolli u vu në pranga dy muaj më parë nga Policia e Fierit pas një urdhër arresti ndërkombëtar që ishte lëshuar për të.
Më 11 qershor ishte Gjykata e Fierit e para që hodhi poshtë kërkesën e paraqitur nga drejtësia italiane për ekstradimin e Kajollit, duke e motivuar atë me parregullsi procedurale.
Të nesërmen, më 12 qershor, Kajolli u lirua pasi skadoi edhe afati 40 ditor i arrestit shtëpiak.
WIKILEAKS: LIDHJET E KAJOLLIT ME MINISTRAT
Në fakt emri i Fatmir Kajollit nuk është aspak i ri në opinionin publik shqiptar. Ai shpesh është cituar si i lidhur me ministra të Qeverisë Berisha jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Në një kabllogram të kësaj ambasade, me datë 18 mars 2009 (që u publikua nga WikiLeaks), shpjegohet se Kajolli ishte i lidhur me dy ministra, bashkë me të cilët kishte krijuar një skemë për të liruar të burgosurit e për t’i përmendur ata më pas si “të fortë” në zgjedhje. Kabllogrami në fjalë i Ambasadës Amerikane mbante titullin domethënës “Kriminelët bëjnë ligjin në Parlamentin shqiptar”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH/ E gjykoni të drejtë vendimin e Apelit të Vlorës për mosekstradim?