VLORE- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në qytetin e Vlorës. Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në një banesë në katin e tretë të një pallati në lagjen "29 Nëntori".
Sasia e eksplozivit është vendosur pranë banesës së Artan Mehmetit, i cili punon si hidraulik në ujësjellësin e Vlorës.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
"Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në sheshpushimin e katit të tretë të pallatit Nr. 1161 është vendosur një sasi lëndë shpërthyese në derën e jashtme të banesës së shtetasit Artan Agur Mehmeti, 49 vjec, me profesion hidraulik, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit së bashku me anëtarët e tjerë të familjes." bën të ditur policia e Vlorës.
Sipas policisë lënda plasësë ka shkaktuar dëme materiale edhe tek fqinjët përreth. Policia nis hetimet për përcaktimin e llojit të lëndës shpërthyese, autorëve dhe motiveve të kësaj ngjarje.
Vetë Mehmeti ka thënë se nuk kishte konflikt me njeri dhe se ndoshta autorët kishin ngatërruar banesë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com