Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kallëzon në prokurorinë e rrethit Vlorë, 32 persona me akuzën e "falsifikimit të dokumenteve" në bashkëpunim dhe "të pastrimit të produkteve të veprës penale".
AKKP gjatë hetimit administrativ të kryer për verifikimin e disa tjetërsimeve të pronës dhe pasurisë shtetërore, të realizuara në vite, ka identifikuar elemente të veprës penale. Shtetasit e kallëzuar akuzohen se kanë tjetërsuar pronën shtetërore duke përdorur dokumentacion të falsifikuar.
AKKP ka ngritur një grup pune, i cili ka vepruar në bazë të rekomandimeve të Task Forcës; për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore. Ky grup pune,iI ngritur për të kontrolluar zonën e bregdetit shqiptar ka marrë në shqyrtim deri tani një numër të konsiderueshëm të rasteve të përcjella nga Task Forca.
AKKP ka vlerësuar se 32 personat e kallëzuar kanë shfrytëzuar përmes paraqitjes së dokumentave të falsifikuara edhe sjelljet jo ligjore të institucioneve shtetërore, duke përfituar mbi pronën shtetërore dhe duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar.
AKKP do të vazhdojë të vlerësojë të gjitha rekomandimet e ardhura nga Task Forca, duke çuar përpara drejtësisë të gjithë personat dhe subjektet që me anë mashtrimesh dhe falsifikimesh kanë dëmtuar pronën shtetërore duke e tjetërsuar atë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com