VLORË – Pasiguria e mjekëve në ambientet e spitalit Rajonal të Vlorës ka qenë shkaku që këta të fundit të protestojnë mesditën e sotme përpara ambienteve të urgjencës.

Rreth 30 mjekë kanë sabotuar orarin e punës për rreth 30 minuta në shenjë proteste duke marrë shkas nga njëri prej kolegëve të tyre, Engjëll Lazaj, mjeku reanimator është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga familjarë të një pacienti.
 
Sipas mjekëve, në spital është paraqitur një pacient i cili kishte pësuar infarkt dhe humbi jetën në ambientet e spitalit. Për këtë familjarët e tij fajësuan doktorin Engjëll Lazaj duke degraduar në dhunë fizike ndaj këtij të fundit.

Rreth 30 bluza të bardha kanë kërkuar përpara siguri nga shteti, pasi sipas tyre nuk është hera e parë që dhunohet një mjek. Sipas tyre ka patur shpesh dhunë verbale, por ditën e djeshme gjithcka ka degraduar në dhunë fizike.

Mjekët kërcënojnë se do të protestojnë çdo ditë deri sa siguria e tyre të jetë maksimale.

mjeket ne proteste
mjeket ne proteste
mjeket ne proteste


(Gre.M/Shqiptarja.com)