VLORË - Zgjidhet drejtori i drejtorisë Rajonale të Arsimit në qarkun e Vlorës dhe për këtë qëllim, në këtë finale ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikollaj. Finalja është duke u zhvilluar në Teatrin "Petro Marko".

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 6 kandidatë të cilët kanë parashtruar para ministres Nikolla, jurisë dhe të pranishmëve programin e tyre.
 
Në fund të këtij procesi, juria ka zgjedhur si drejtoreshën e re të Arsimit Rajonal në Vlorë, Albana Hodaj me 4 pikë. I dyti më tre 3 pikë është rënditur Roland Dervishi.

ORA 11:35 NIKOLLA: DREJTORET NUK JANE TE PARAZGJEDHUR

Duke marrë fjalën në këtë finale, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindina Nikollaj, ka deklaruar se, nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat që bëhen se, drejtorët janë zgjedhur që më parë dhe procesi i zgjedhjes me konkurs është farsë.

“Ne nuk i kemi paracaktuar drejtorët e rinj të drejtorive arsimore, pasi ne do i kishim vënë në punë menjëherë pasi erdhëm në pushtet. Unë hoqa dorë publikisht nga kjo e drejtë që më jepte ligji”, tha gjatë fjalës së saj, ministrja Nikolla.

Kjo e fundi ka bërë të ditur se, çdo mësues do të nënshkruajë një memorandum për punën e tyre. “Që nga ky moment, mësuesit do të zgjidhen me anë të një komisioni nëpër shkolla. Çdo njëri prej jush që do të zgjidhet si drejtor, do të mbajë përgjegjësi për punën e tij. Puna juaj do të matet me rezultatet. Që nga momenti që zgjidheni do të filloni një proces prove”, tha gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikollaj.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)