Forcat detare në Vlorë kanë zhvilluar një stërvitje prej disa orësh për bashkërendim të veprimeve të Forcave Ajrore dhe ato Speciale gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë detare, me fokus në arrestimin e terroristëve.
 
Stërvitja është bërë në Gjirin e Vlorës me pikënisje nga kalaja e Pashalimanit ku nododhen edhe radarët. Në të morën pjesë 4 mjete të Flotiljes detare të Pashalimanit, 2 helikopoterë të Forcave të Armatosura dhe trupa nga bataljoni special.
 
Në këto stërvitje u përpunan 2 skenarë, i pari ishte kapja e një anije kontrabande dhe i dyti marrja peng i një mjeti me pasagjerë nga terroristët. Ne skenarin e dytë mori pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Gjeneral Major Jeronim Baze së bashku me komandantin e flotës detare gjeneral brigade Qemal Shkurti. 

Forcat detare shqiptare të stërvitura me parë nga forca amerikane zbatuan në det arrestimin e terroristëve dhe lirimin e pengjeve. 

Ndërsa operacioni për bllokimin e një mjeti kontrabandë në ujërat shqiptare, gjeneral major Jeronim Baze ka thënë se Shqipëria tani është gjithnje e më potente në këtë drejtim. Sipas gjeneral major Baze ujërat shqiptare po menxhohen me sukses. 

Gjeneral Major Jeronim Baze në menxhimin e ujërave shqitpare i është referuar edhe rastit më të fundit të kapjes nga forcat detare të 2 peshkarexhave italiane pak ditë më parë, të cilat po peshkonin në mënyrë të jashtëligjshme në ujërat shqiptare.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)