VLORE - Në ditët e para të këtij viti, porti i Vlorës është përballur me fluks udhëtarësh pasi janë të shumtë emigrantët që po kthehen në vendet e tyre të punës. Ajo çfarë ka krijuar këtë fluks sipas emigrantëve, është fakti se në port nuk janë marrë masat e duhura dhe tragetet kanë shitur bileta mbi kapacitetet e tyre.
“Këtë vit biletat kanë qenë më shtrenjtë, pasi janë rritur gati 30 euro. Po bëjmë pushime në Shqipëri si në Ibiza. Është vetëm një traget dhe jemi detyruar të paguajmë”, shprehet një qytetar.
Nga ana e autoriteteve portuale kohëzgjatja justifikohet me forcimin e kontrolleve në dalje nga shërbimet policore, pasi shumë persona tentojnë të përfitojnë nga fluksi për të kaluar pa dokumente.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com