Vlorë- Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet përsëri nga flakët.
Re tymi dhe flakë janë parë në zonën ku ndodhet fusha e mbetjeve, e cila edhe si më parë, ka shpërthyer në vatër zjarri masive.
Flakët kanë pasur një vatër aq të gjerë në sipërfaqe, saqë kanë përfshirë dhe djegur gjithashtu një nga eskavatorët (skrep) që punonte në fushën e mbetjeve. Report TV, nëpërmjet gazetarit Armand Xhelili, ka siguruar edhe pamjet e zjarrit masiv në fushën e mbetjeve, që po djeg gjithçka.
Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor (tre herë brenda atij muaji), situatë që shqetësoi edhe qeverinë në nisje të sezonit turistik, teksa zjarri u dyshua se ishte i qëllimshëm.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.9%
-
Jo
40.4%
-
Jam i/e dyzuar
5.7%
Vota total: 2368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike, Policia aksion në Vlorë! Gjoba ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat
23 Shkurt, 16:56
-
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter
23 Shkurt, 16:46
-
Kushtoi 4.7 milionë euro, dy vite pas rikonstruksionit, çahet rruga Poçem-Vllahinë
23 Shkurt, 16:19
-
Të ardhura nga krimi, konfiskohen apartamente dhe prona me vlerë 34 milionë lekë në Lushnjë e Tiranë! Pronari i dënuar për trafik droge (EMRI)
23 Shkurt, 15:12
-
Vrasja e Nikulajt/ Saraiva bllokohet gjatë transportit për në gjykatë, shkak punimet në rrugë! Efektivët zbresin të armatosur për të garantuar sigurinë (VIDEO)
23 Shkurt, 12:41
-
Edison Ypi: Humba në Vlosh
23 Shkurt, 11:16
-
Superliga/ Flamurtari në krizë totale, Partizani e përmbys 1-2 në Vlorë! Trajneri Moriero përfundon në spital
23 Shkurt, 11:14
-
Iu gjetën 57 kg kanabis dhe armë në banesë, dy të arrestuar në Vlorë (EMRAT+VIDEO)
23 Shkurt, 08:46
-
Vetëm 17% e demokratëve votuan, Matilda Qurku zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Sarandë
22 Shkurt, 19:36
-
Punimet në rrjet, të martën ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare në Vlorë
22 Shkurt, 18:41
-
VIDEO/ Flamingot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë - Karavasta, pamjet mahnitëse
22 Shkurt, 15:48
-
Me pistoletë dhe pushkë sportive në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Fier! Në pranga edhe një i ri për ‘moskallëzim krimi’
22 Shkurt, 11:19