Vlorë, Garda përplasje fizike
me pronarët tek Uji i Ftohtë
Policia, Garda dhe pronarët 

Vlorë, Garda përplasje fizike<br />me pronarët tek Uji i Ftohtë <br />Policia, Garda dhe pronarët 
VLORE- Pronarët e një pjese toke në Ujin e Ftohtë në Vlorë janë konfrontuar sot, në ditën e dytë, me efektivë të Gardës së Republikës, të cilët kërkojnë bllokimin e punimeve të një pallati, që ndodhet  në afërsi të ish vilave qeveritare.

Konfrontimi nisi që në orët e para të mëngjes pasi Garda tentoi të rrethojë ndërtimin, te ish vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, për të mos lejuar vazhdimin e punimeve, por pronarët nuk e lejuan.

Pronarët thonë se toka është e tyre dhe e kanë fituar me proces gjyqësor, gati 4 vjecare me Gardën e Republikës dhe institucionet qeveritare. Ata kanë vazhduar punimet e objektit disa muaj më parë,  por Garda insiston se nuk duhet të vazhdojnë punimet

Ndërtimi i pallatit nisi në vitin 2008 dhe prej gati 4 vitesh, ato janë ndërprerë për shkak të procesit gjyqësor, mes pronarëve të tokës dhe Gardës, e cila pretendonte se i takon asaj ta administrojë.  Pas vendimit të Gjykatës së Lartë pronarët kishin rinisur ndërtimin e pallatit, disa muaj më parë duke rindezur konfliktin me Gardën.

Pronarët deklaruan dje në një prononcim për median se prej ditësh Garda po ushtron presion ndaj mos lejimit të vazhdimit të punimeve dhe i kërkon dokumentacion për to.  Ndërsa pronarët thonë se objekti për të cilin insistohet që nuk duhet të vazhdojë punimet ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e lejon, dhe zyra e Përmbarimit ua kishte rikthyer pronarëve. "Ky është një presion i vazhdueshëm. Garda e Republikës pretendon se Gjykata e Lartë nuk ka kompetenca mbi ta”.- deklaronte dje një pronar.

Edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur tension mes efektivave të Gardës dhe pronarëve, e cila ka zgjatur për gati 8 orë.

Uji i Ftohtë është një nga zonat më të bukura të qytetit bregdetar të Vlorës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore