VLORË - Sekuestrohet një sasi prej 350 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në vendin e quajtur Kodra e Radarit në fshatin Zvërnec në Vlorë.

Sipas policisë kufitare në Vlorë, droga u gjet në breg të detit në një gomone të braktisur e ndarë në 11 çanta sportive. 

Policia ka nisur hetimet për arrestimin e personave që kanë tentuar sasinë e drogës. 

Vetëm gjatë muajit të fundit drejtoria e policisë kufitare e qarkut Vlorë ka sekuestruar rreth 1.6 ton drogë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)