Një minë e Luftës së Dytë Botërore, e cila peshon rreth 500-600 kg, është gjetur ditën e sotme nga deti në qytetin e Vlorës. Kanë qenë rrjetat e një peshkarexhe, që kanë zbuluar minën luftarake. Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit, në Vlorë.

Fatmirësisht, mina nuk ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues ‘Mikaela’ ka bërë apel për ndihmë. Ai ka kërkuar që forcat xheniere dhe policia t’i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale. 

Ndërkohë, në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë të mundur çaktivizimin e kontrolluar të minës detare. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake. Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak, i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.

Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg. Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.

[gallery]25325[/gallery]

d.c./shqiptarja.com