Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh

VLORË - Gjendet një person i vdekur në një banesë në qytetin e Vlorës, në lagjen '10 Korriku'. Sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelili, personi i gjetur i pajetë quhet Bashkim Durmishi dhe është i moshës 68-vjeçare.

Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se i moshuari dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë, si pasojë e një infarkti, ndërkohë në banesën e tij ai kishte dhe një qen i cili mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës ( hundën dhe mjekrën) kur 68-vjeçari ishte pa jetë.

Ndaj në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje duke e goditur në fytyrë të moshuarin. Ndërkohë që 68-vjeçari Durmishi prej vitesh jetonte i vetëm, kishte dhe dy fëmijë që jetojnë jashtë.

Ndërkohë trupi i tij do të niset drejt morgut të spitalit të Vlorës ku do ti bëhet dhe ekspertiza nga specialistët për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

'Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.', njofton policia.

Fillimisht kur doli lajmi i gjetjes pa jetë të 68 vjeçarit, u raportua se mund të kishim të bënim me një ngjarje kriminale. U mendua se i moshuari ishte pre e një grabitjeje, teksa autorë të paidentifikuar kishin hyrë në banesë e kishin dhunuar dhe grabitur.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Vlorë/ 68 vjeçari u gjet pa jetë, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit

 

Policia gjeti pa shenja jete një të moshuar në banesën e tij në lagjen 10 korriku në Vlorë. Nga njoftimi paraprak bëhet me dije se 68-vjeçari Besnik Durmishi ka pësuar një arrest kardiak. 

Por fillimisht sipas raportimeve të para, u bë me dije se 68 vjeçari është grabitur me dhunë dhe ka humbur jetën duke u goditur me sende të forta. Megjithatë ky version ende nuk konfirmohet nga policia.

Ndërkohë Report Tv sjell pamje nga jashtë banesës ku u gjet pajetë 68 vjeçari. Aty duken forcat policore në oborrin dhe në pjesën e brendshme të banesës në lagjen 10 korriku.

Ora 19:41
Vlorë/ Forcat e Sigurisë Kombëtare kontrolle në dalje të qytetit

 

Forcat e Sigurisë Kombëtare (FSK) janë duke bërë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, FSK është në hyrje të qytetit duke kontrolluar makinat dhe drejtuesit e automjeteve.

Nuk dihet nëse ka të bëjë me raportimet e para mediatike, se një 68 vjeçar në lagjen 10 korriku ishte grabitur dhe ishte lënë i vdekur në banesë.

Policia më pas nxori një njoftim paraprak ku thoshte se 68 vjeçari ka pësaur arrest kardiak në banesë, ndërsa nuk konfirmohet nëse ka qenë pre e një grabitjeje.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 22/12/2024 21:21

    Verifikojini lajmet para se ti botoni se i tmerruat njerezit. Asnje standart te gazetarise nuk plotesoni. Jeni injorante komplet.

    Përgjigju
    • Risi: 22/12/2024 22:35

      Injorant +++ Sepse nuk jane me gazetare Por gra te liga duke bere gam - gam

  • Obobo: 22/12/2024 21:09

    Keto duhet te kapen e te varen . Krimi me i shemtuar qe meriton denim maksimal esht ti hysh atij tjetrit ne shpi e ta torturosh e ta vrasesh pa asnje faj

    Përgjigju
  • endri: 22/12/2024 21:00

    ja se c'te ben qeni,,,kur pronari vdes,,ai per te mbijetuar ,,ha te zotin....

    Përgjigju
  • emigranti: 22/12/2024 20:09

    shefat dhe drejtorat ndryshojne, po krimi vazhdon i pashqetesuar. apo jo o lideri jone global Ed1 R4m4 I?

    Përgjigju
    • Vlore: 22/12/2024 20:51

      Policia e vlores super e korruptuar dhe nuk bejne detyren qe njerzit para se te marin nje inicjativ te bejne llogari mire por eshte e kunderta ka frik policia nga krimineli

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim