TIRANE- “Një problem tepër kompleks dhe me një sërë shkeljes të një pas njëshme të kryer nga shumë zyrtarë”. Kështu e ka quajtur INUK, ndërtimin e pallatit në zonën e “Ujit të Ftohtë” në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.
Në kallëzimin e tij, të datës 9 shtator 2011, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka evidentuar të gjitha shkeljet e kryera gjatë fillimit të punimeve si dhe në të njëjtën kohë, ka ngritur për prokurorinë e Vlorës dhe një pikëpyetje të madhe, se dhe trualli ku pretendohet se është ngritur pallati shumë katësh, duket se nuk i përket personave që në fakt pretendojnë pronësinë.
Dokumenti është nënshkruar nga ish-kreu i Inspektoriatit Ndërtimor dhe një nga krerët e Partisë Demokratike, Gjergj Bojaxhi.
Në kallëzimin e INUK, pretendohet se kjo pronë është krijuar nga hiçi,si rezultat i manipulimit të procedurave përkatëse mbi fitimin pronësisë dhe rregjistrimit virtual të saj, miratimin e lejeve të ndërtimit mbi një shesh ndërtimi tërësisht ekzistent dhe duke vazhduar më tej me trasformimin e pejsazhit natyror përmes hedhjes së materialeve inerte, për krijimin e truallit të nevojshëm mbi të cilin është ngritur objekti në fjalë.
GJERGJ BOJAXHI
Ish drejtuesi i INUK, Gjergj Bojaxhi i cili kishte mbajtur më parë postin e zv.ministrit, më pas dhe të drejtorit të KESH, dha dorëheqjen pas përplasjeve me banorët e Hamallajt, dhe u largua edhe nga INUK. Këtu mund të ketë luajtur rol edhe kallzimi i bërë për pallatin e Lulzim Bashës
ABUZIMI I ZYRTAREVE
Në kallëzimin e INUK që gazeta Shqiptarja.com e disponon të plotë, i cili përbëhet me 9 faqe, konstatohet shumë shkelje të ndërmarra nga zyrtarët e bashkisë së Vlorës. Në kallëzim thuhet se:”Gjejmë me vend të sqarojmë se sheshi i ndërtimit të këtij objekti është i pozicionuar në nbrezin e plazhit dhe krahu perëndimor i këtij sheshi përshkohet nga vija ndarëse midis plazhit dhe sipërfaqes ujore detare.Duke qënë se vendodhja e sheshit gjendet brenda një teritori që konsiderohet si zonë me rëndësi kombëtarë, INUK, ka ndërhyrë për ushtrimin e përgjegjësive ligjore të inspektimit në kantierin e ndërtimit të këtij objekti, në kushtet kur në të nuk është ushtruar kontroll më parë nga Inspektoriati Urbanistik iBashkisë së Vlorës.
Nga verifikimi i dokumentacionit, kemi konstatuar se Drejtoria e Urbanistikës në bashki ka bërë plane të gabuara, duke kaluar në këshill miratimin e lejes dhe sheshit të ndërtimit. Funksionarë publikë në përbërje të KRRT-së Vlorë, dhe veçanërisht Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të këtij këshilli si dhe funksionarë të tjerë të këtij këshilli, në përbërje të Drejtorisë së Planifikimit Urban, ndonëse kanë përgjegjësinë të veçantë për njohjen dhe zbatimin rigoroz të rregullave të përgjithshme e të veçanta, ligjore e teknike, me vullnet të plotë kanë penguar zbatimin e tyre, duke lejuar ngritjen e një objekti ndërtimor në një territory me vlera të veçanta mjedisore e turistike, në të cilin ndalohen në mënyrë eksplicite çdo zhvillim ndërtimor.
TRUALLI S'KA EKZISTUAR
Në kallëzimin e INUK, një tjetër element mjaft interesant dhe që prokuroria e Vlorës duhet të hetojë lidhet me vërtetësinë e pronësisë mbi truallin. “Ne kemi rezervat tona mbi truallin e destinuar si shesh ndërtimi për këtë objekt. Në një vëzhgim krahasues midis plazhit real në ortofoto sipas fotografimit ajror dhe materialeve grafike të përgatitura , dallohen mospërputhje të dukshme në konfigurimin e vijës ndarëse bregdetare midis sipërfaqes ujore dhe brezit ndarës. Evidentohen diferenca të dukshme midis shtrirjes reale të vijës kufizuese të sipërfaqes ujore nga bregu i plazhit dhe konfigurimit të kësaj vije në dokumentacionin grafik shoqërues të lejës për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit, lejës së ndërtimit të objektit si dhe hartë treguese e rregjistrit të HTR”-thuhet në kallëzim.
INTERESAT E QYTETAREVE
Realizimi i punimeve ndërtimore sipas lejeve të miratuara nga KRRT e bashkisë Vlorë, për ngritjen e këtij objekti ndërtimor, do të ketë pasoja të pakthyeshme në dëm të potencialit aktual e perspektiv të mbrojtjes, ruajtjes e zhvillimit të mjedisit natyror dhe ambientit ujor detar, vlerave turistike të këtij territori bregdetar dhe zhvillimit të tij në përputhje me interesat stategjike afatgjata. Të gjitha këto, përbëjnë pasoja me karakter të pakthyeshëm e njëkohësisht të pariparueshëm që dëmtojnë rëndë e në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e shtetit dhe të shtetasve.

(Ne foto: faksimile e kallëzimit penal nga ish drejtuesi i INUK Gjergj Bojaxhi dhe pamjet satelitore ku eshte ndertuar pallati, në zonën e Ujit
të Ftohtë, Vlorë. Nënvizimi pjesa e sipërfaqes së shtuar në shtratin e detit)

Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Leja për ndërtim dhe miratimi i sheshit u dhanë në një ditë