Vlorë, Gjika: Do rishikohen edhe
ndërtimet me leje pa plan turistik

Vlorë, Gjika: Do rishikohen edhe<br />ndërtimet me leje pa plan turistik
VLORË – Kryebashkiaku u Vlorës, Shpëtim Gjika ka premtuar sot jo vetëm prishje të ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të Vlorës, por edhe të atyre me leje, që bien ndesh me planin turistik.

Këtë ai e ka bërë gjatë prishjes së rreth 20 objekteve, të cilat u rrafshuan mëngjesin e sotëm nga policia bashkiake së bashku me inspektoriatin ndërtimor pranë bashkisë së Vlorës në zonën e Plazhit të Vjetër. Aksioni ka nisur nën drejtimin e vetë kryetarit të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili ka ndjekur të gjithë aksionin nga fillimi në fund të saj.

"Jemi pak me vonesë, se kemi dashur mos e inicionim aksionin gjatë sezonit turistik. Por do vazhdojmë gjatë gjithë vijës bregdetare. Do të shohim edhe ndërtimet me leje, që bien ndesh me planin turistik", premtoi kryebashkiaku i Vlorës.  

Fadroma e inspektoriatit të ndërtimit pranë bashkisë filluan aksionin në ora 9 të mëngjesit nga zona e petrolifierës deri në ish-kampin e pionierëve në plazhin e vjetër. Gjatë aksionit u përfshinë në prishje objekte, të cilat shërbenin si lokale ose shërbime plazhi, duke nisur që nga lokalet, kabinat e plazhit e deri në bar-restorante. Ndërkohë, që në zonën e Plazhit të Vjetër policia bashkiake hoqi të gjitha çadrat e vendosura pa leje.
 
Ngritja e këtyre objekteve, të cilat u prishën sot nga policia dhe Inspektoriati i Ndërtimit pranë bashkisë së Vlorës ishin ndërtuar duke shkatërruar Pyllin e Sodës e duke prerë pishat. Gjika u shpreh se aksioni i prishjeve të ndërtimeve pa leje ka nisur që para tri javësh në zonën e Jonufrës , ku vazhdoi me lirimin e hapësirave publike në qytet e deri në Plazhin e Vjetër, ku Gjika shprehet se të gjitha objektet, të cilat janë ndërtuar pa leje dhe prishin vijën bregdetare të qytetit do të prishen të gjitha.
 
Gjika i bëri thirrje drejtorisë së Aluiznit, që të ndalojë proceset e legalizimit për të gjitha objektet, që së fundi u vetëdeklaruan në zyrat e shtetit. Do të rishikohen dhe vlerësohen të gjitha ato objekte, të cilat janë me leje e që prishin imazhin e qytetit e zonën e bregdetit. Për këtë është ngritur një grup pune për verifikimin e të gjitha objekteve me apo pa leje ose ato në proces legalizimi për ta kthyer Vlorën në identitet.
 
Aksioni më i madh pritet të nisë menjëherë në shtator, kur mbyllet sezoni turistik për të mos ndikuar tek pushuesit, të cilët plazhojnë në plazhet  informale (në diskutim për prishje në muajin shtator vihen në diskutim mjaft objekte, të cilat janë me leje, e të cilat mund të kenë fatin e njëjtë me objektet pa leje).
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator