Dhrami dhe Vilson Lashaj u shpallën fajtor për “falsifikim dokumentesh” për një truaj 22 mijë metra katrorë të ndodhur në Plazhin e Vjetër dhe Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Ish-juristja e Hipotekës mori një dënim me 4 vjet burg, ndërsa Vilson Lushaj u dënua me 3 vjet e 6 muaj.
Lushaj duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.32/435, zona kadastrale nr.8604, e llojit truall, me sipërfaqe 20.039 m², ndodhur në lagjen “1 Maji” si dhe pronën me nr.17/1/2, zona kadastrale nr.8602, e llojit truall, me sipërfaqe 1.700 m², ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Ndërsa Dhrami në cilësinë e juristit të Z.Rr.P.P Vlorë, duke përdorur dokumentat e falsifikuara, duke pasur dijeni për përmbajtjen e tyre të rreme, ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të Z.Rr.P.P Vlorë, të dy pasurive të paluajtshme në favor të Lushajt dhe familjarëve të tij, duke i pajisur ata me dokumentat përkatëse të pronësisë.
Njoftimi i Prokurorisë Vlorë
Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar me një dënim total prej 7 vjet e 6 muaj për dy shtetas, të akuzuar për “fallsifikim dokumentash” më shumë se një herë, si edhe ka vendosur konfiskimin e truallit të përfituar nga fallsifikimi i dy të pandehurve, e cila arrin në vlerën e tregut rreth 2 milionë euro dhe gjendet në zonën e plazhit të vjetër, në lagjen “1 Maji” të qytetit.
Në përfundim të gjykimit, gjykata ka vendosur dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim për shtetasin Vilson Lushaj dhe 4 vjet burgim për shtetasen Blerina Dhami, ish-juriste e Hipotekës së qytetit, të cilët, nëpërmjet fallsifikimit, kanë përvetësuar dy sipërfaqe tokë truall në një total prej rreth 22 mijë metra katrorë.
Në hetim dhe më tej në gjykim, i pandehuri Vilson Lushaj është akuzuar se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.32/435, zona kadastrale nr.8604, e llojit truall, me sipërfaqe 20.039 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Po kështu, i pandehuri Vilson Lushaj është akuzuar se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.17/1/2, zona kadastrale nr.8602, e llojit truall, me sipërfaqe 1.700 m², ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
E pandehura Blerina Dhrami është akuzuar se në cilësinë e juristit të Z.Rr.P.P Vlorë, duke përdorur dokumentat e falsifikuara, duke pasur dijeni për përmbajtjen e tyre të rreme, si dhe duke kryer “korespondenca” me A.K.K.P Tiranë me qëllim verifikimin e dokumentave, por që në të vërtetë këto korespondenca kanë qënë të falsifikuara, në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, si dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së saj, ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të Z.Rr.P.P Vlorë, të dy pasurive të paluajtshme të mësipërme, me sipërfaqe trualli 20.039 m² dhe 1.700 m², në favor të të pandehurit Vilson Lushaj dhe familjarëve të tij, duke i pajisur ata me dokumentat përkatëse të pronësisë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)