Vlorë, hidhet në erë automjeti
në lëvizje, gjymtohet i riu/VIDEO

Vlorë, hidhet në erë automjeti<br />në lëvizje, gjymtohet i riu/VIDEO<br /><br>
VLORE - Një automjeti në lagjen ''Hajro Çakërri'' të qytetit të Vlorës i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mëngjesin e kësaj të hëne. 

Makina tip "Jeep" me targa AA 298 CL ka qenë në lëvizje pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në një bllok banimi, në momentin e shpërthimit. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur drejtuesi i automjetit, Ines Hajrulla, 25-vjeç, i arrestuar në 2013 për grabitjen e një kazinoje, i cili ka marrë plagë të rënda në të dyja këmbët. Burime nga spitali i Vlorës bëjnë të ditur se për shkak të dëmtimeve të shumta, të riut i është prerë një nga gjymtyrët, ndërkohë që ndodhet në frymëmarrje artificiale. Rreth orës 19:00 ai është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për ndihmë të specializuar. 

Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, pas shpërthimit, ku duken qartë pasojat e rënda që ka shkaktuar, si dëmtimet e automjetit në pjesën e përparme dhe gjurmët e gjakut të të plagosurit në asfalt. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Lënda shpërthyese automjetit dyshohet se i është vendosur në pjesën e përparme në të majtë (krahu i shoferit) ku edhe ka dëmtimet më të mëdha.

Pas shpërthimit automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Policia bën të ditur gjithashtu se i riu rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Gjithashtu, Shqiptarja.com ka zbuluar se Ines Hajrulla ishte me statusin e të pandehurit për dy akuza, atë të armëmbajtjes pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë, por lëvizte i lirë. 
ines hajrulla
(Inez Hajrulla, drejtuesi i automjetit i plagosur nga shpërthimi)

[gallery]24892[/gallery]

Policia: I plagosuri, me precedentë të theksuar kriminale
Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ''Hajro Çakërri'', tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive. Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin