VLORË - Hiqet masa e sekuestros për kompleksin Jon në qytetin e Vlorës.

Ky është vendimi i sotshëm i gjykatës administrative së rrethit të Vlorës, e cila pranoi kërkesën e familjarëvë të këtij kompleksi.

Banorët, të cilët kanë blerë shtëpi në këtë kompleks, ose në pallatin e shumëpërfolur me pronësi vjehrrin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishin ngritur padi ndaj Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për bllokim të paligjshëm të objektit.

INUK e kishte bllokuar kompleksin Jon prej disa ditësh, madje për tri ditë nuk lejoi banorët as të hyjnë në apartamentet e tyre, me argumentin se po bëhen verifikime, nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim me planin urbanistik. 

pallati i bashes
(Në foto: Vendimi i sotshëm i Gjykatës së Vlorës).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)