Atentati ndaj Edison Begajt në derë të shtëpisë, shpallet në kërkim autori jurist! Kanë lidhje familjare, sherri nisi në një lokal në Lungomare për një shpullë

Një jurist dyshohet se është autori i atentatit në derë të shtëpisë ndaj Edison Begaj në 29 maj në fshatin Kaninë në Vlorë. Policia ka shpallur në kërkim Mitri Priftin 36-vjeç i cili i maskuar dhe i veshur si polic dyshohet se qëlloi me armë 41 vjeçarin në sy të fëmijëve. Në hyrje të banesës së tij Begaj u qëllua me 4 plumba dhe mbeti i plagosur.

Policia njofton se Mitri Prifti banues në Tiranë ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn për motive të dobëta. Report tv mëson se të dy kishin lidhje familjare me njëri tjetrin, pasi Prifti është kushëri i gruas së Begajt.

Dyshohet se Prifti e ka plagosur Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Ka qenë vetë Begaj ai që ka treguar fillimisht në polici në lidhje me sherrin, i cili është filmuar nga kamerat e lokalit dhe është bërë element kyç në zbardhjen e ngjarjes. Pas hetimeve policia ka zbuluar se gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik dhe pak ditë më pas ka ardhur "hakmarrja" e tij duke kryer atentatin. Në vendngjarje u gjetën materiale të bollshme dhe prova biologjike. Dyshohet se Prifti ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe janë rezultatet e ADN që e implikojnë atë në këtë ngjarje. Begaj para se të ndodhte sherri e ka ndihmuar herë pas here Priftin për problemet që ka pasur, mirëpo ende mbetet e paqartë arsyeja e sherrit në lokal.

Për Priftin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Aktualisht 36 vjeçari ndodhet në Itali. Fillimisht pistat e hetimit për plagosjen e Begajt ishin ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur.

Juristi në kërkim është një emër i lakuar në 2016 kur përflitej se ka shërbyer si ndërmjetës gjatë një konflikti mes Emiljano Shullazit e kushëririt të tij Jani Zaka për një parking 1200 m katrorë. Atëherë Mitri Prifti deklaroi se kushëriri i tij, ndërtuesi Zaka, ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, në rrugën “Sali Butka”. Në një intervistë për Report TV ai tha se jo vetëm që nuk e ka takuar kurrë, por as nuk e njeh Shullazin.

Si u qëllua me armë Begaj?

Edison Begaj ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët, ora 23 20 mbrëmjen e dt 29 Maj. Ndërkohë që autori i maskuar dhe i kamufluar me rroba policie ka shtënë me arme ndaj tij. Ndaj Begajt është shtënë me katër plumba. Në dëshminë e tij të parë ai ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar.

41 vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë". Ndërsa në 18 qershor Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest shtëpie Edison Begajn, i cili u arrestua  pasi u kap me ramë zjarri pa leje e fishekë, pas një aksioni të RENEA-s në Vlorë. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Zbardhet tentativa e vrasjes së 41-vjeçarit, e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.05.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Kaninë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë e mundur shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:

•Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

VIDEO/ Atentati ndaj Edison Begaj

1630392624_PRIFTIBEGAJ.jpg

Mitri Prifti dhe Edison Begaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:21
Si nisi sherri mes Priftit dhe Begajt në një lokal në Lungomare! 41 vjeçari e qëlloi me shpullë në publik! Kamerat dhe provat e ADN zbardhën ngjarjen

Burime nga Policia e Vlorës konfirmojnë se Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpull në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes. Vetë Begaj ka treguar fillimisht në polici në lidhje me sherrin. Mbetet i paqartë sherri në lokal, pasi Begaj dhe Mitri kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ai ishte kushëri i gruas së Begajt.

Policia gjeti prova në vendin e ngjarjes që atë ditë, në 29 maj. Në vendngjarje u gjetën materiale të bollshme dhe prova biologjike. Dyshohet se Prifti ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Begaj më para se të ndodhte sherri e ka ndihmuar herë pas here Priftin për problemet që ka pasur.

Ora 09:05
I kërkuar për atentatin ndaj Edison Begës, çfarë deklaronte në 2016 Mitri Prifti për 'konfliktin' me Emiljano Shullazin

Mitri Prifti, 36-vjeçari, i cili u shpall në kërkim për atentatin ndaj Edison Begës, në 2016 ka kallëzuar në policie, se si kushëriri i tij, ndërtuesi Jani Zaka, ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”.

Por vetëm një javë pasi emri i tij u përfol për lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit, Mitri Prifti deklaroi në një intervistë për Report TV se jo vetëm që nuk e ka takuar kurrë, por as nuk e njeh Shullazin.

Ai shprehej se është shokuar së tepërmi kur ka parë nëpër media të qarkullojnë foto apo të përfliten takime të tij me të implikuarit në këtë çështje, duke u shprehur se ajo që po e penalizon është fakti që ka kushëri Jani Zakën.

Në këtë histori nuk kam qenë kurrë i përfshirë dhe nuk jam i përfshirë. Papritur kam parë se përflitet në media, publikohen foto të miat dhe profesioni im, që e cila nuk është pozitive për jetën time. Unë thjeshtë jam kushëriri i dikujt që sipas mediave këtu ka një konflikt më të gjerë dhe kaq. Unë jam askushi në këtë histori” tha ai.

Gjatë intervistës për Report TV, juristi Prifti tha se emrin e Shullazit e ka dëgjuar para disa kohësh, kur ai ka takuar Jani Zakën, duke i kërkuar të zgjidhet problemi me familjen Sinani, për çështjen e një prone.

“Nuk e kam njohur, nuk e njoh, thjeshtë edhe njëherë siç është përfolur. Nuk kam lidhje me Emiljano Shullazin dhe me Blerimin. Emiljano Shullazi dikur ka qenë në një lagje me historinë Jani Zakës. I ka kërkuar, mesa di unë, mëse miqësisht të zgjidhet ky problem, pasi pretendimet e familjes Sinani kanë qenë të tilla që kundrejt Jani Zakës” ka thënë Prifti.

Pyetjes se a ishte takuar ai ndonjëherë apo të ketë biseduar në telefon me shtetasin Blerim Shullazi, juristi Mitri Prifti i përgjigjej në këtë mënyrë:

“Jam i shokuar kur shikoj ato deklarata e telefonata që paskan “ndodhur” mes meje dhe Emiljano Shullazit, absolutisht jo, nuk e njoh” ka shtuar ai.
 
Sa i përket largimit të tij jashtë Shqipërisë, të pretenduar nga media, Prifti shprehet se udhëtimi i tij në Amsterdam ka qenë familjar dhe nuk ka lidhje me asnjë lloj kërcënimi. 

Ora 08:51
Qëlloi në derë të shtëpisë Begajn, kush është autori me profesion jurist! Në 2016 u lakua si ndërmjetës i konfliktit mes kushëririt të tij dhe Emiljano Shullazit

1630392624_PRIFTIBEGAJ.jpg

Mitri Priftit autori i dyshuar i tentativës për atentat ndaj Edison Begajt është me profesion jurist. Në 2016 është lakuar se ka shërbyer si ndërmjetës gjatë një konflikti mes kushëririt të tij Jani Zaka dhe Emiljano Shullazit për një parking 1200 m katrorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lagjia Drita: 31/08/2021 14:32

    Shpullat perdoreshin para 90,burrin ose vrite ose ne shpulle mos i gjuj se ja ke fut vetes injorant mashkull.

    Përgjigju
    • London: 31/08/2021 19:12

      @Lagjia Drita a ma shpjegon pak ti ose dikush këtu ç'farë ndodh më pas nëse burrin me shpullë e gjuan?

  • Shqip: 31/08/2021 10:02

    Shëtitore e jo lugomare Shqip ka lezet

    Përgjigju
    • Nasi: 31/08/2021 14:00

      Hahaha. E fort kjo. Le te kercas arma e te vriten njerez, gramatika mos te preket profesor.

  • Asdfg: 31/08/2021 09:47

    Epo kesaj i thon ran malet e u ngriten halet..kur te vjen vdekja thot populli shkon e permier ne der te xhamis..o zot sa lapanjos eshte ky mitri njeri ordiner fare ..nejse ky mitri po tja marri njeher ne goj edhe mund tja fali edisoni.. her e pare ne jeten time qe degjoj nje fshatare nga kucova hap zjarr ne kanin te vlores ..cudi

    Përgjigju
    • O kanina: 31/08/2021 13:13

      O kanina pse kush jane shoket e ktij? Esht gango ne vlore ky ?

    • kanina: 31/08/2021 12:23

      ti po ben sikur ky te ishte edison harizaj il padrinua dhe po te shpetonte do i vihej zjarri dursit vlores megjith tirane edison bego djali mir gango esht po e shikon ca i ka gjet shoket e vet e nuk meret me te se ka dhe kundershtar ne hije qe presin momentin sic erdhi

  • lolita: 31/08/2021 09:24

    Te denohen me burg ata qe gjuajne me shpulla...pike separi strukturat policore e shteterore se prej atyre eshte mbarsur zakononi qe te ushtrojne dhune ne menyre jo-perpjestimore.

    Përgjigju
  • Lame: 31/08/2021 08:18

    E gjeti belaja kajtasin tani, sdi nga tja mbaj. u rrofshin leket kur vrihen me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Zani i Coles: 31/08/2021 06:52

    Dhendri Gajtaz Peshkut ky mut nga Kucova. Bahke jane po he...

    Përgjigju
  • Zani i Coles: 31/08/2021 06:47

    DHENDRI I XHAJES I KA QELLUAR

    Përgjigju
    • Loni: 31/08/2021 07:47

      Hahahhaha hisoria vazhdon ketu...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës