Vlorë, i vihet flaka 2 makinave të
rektorit të Universitetit "I.Qemali"

Vlorë, i vihet flaka 2 makinave të<br />rektorit të Universitetit
VLORE- Dy makinave pronë të rektorit të Universitetit të Vlorës, Albert Qarri i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme në lagjen “28 nëntori”.

Dy makinat e djegura, njëra është Benz dhe tjetra Volkswagen. Automjeti tip Benz ështe djegur më së shumti në anën e djathtë kurse automjeti tip Volkswagen u dogj tërësisht. Makinat janë ndjegur poshtë banesës së rektorit.


makina e djegur ne vlore
(Foto: Makina e djegur tip Volkswagen para pallatit të rektorit Albert Qarri)

DESHMIA: JAM I SHOKUAR, KOMUNIKOVA ME TAHIRIN 
Në një linjë telefonike për A1 Report, Rektori Albert Qarri u shpreh se ngjarja ishte një akt i shëmtuar. "Ky është një akt i shëmtuar dhe ka shkaktuar një tronditje në familjen tonë. Nuk ia kam idenë se çfarë mund të jetë", tha Qarri.

Rektori Qarri ka thënë ka qenë duke fjetur kur rreth orës 05: 45 minuta ka mësuar për djegien e makinave.
“Benzi përdorej nga gruaja. Nuk ia kam idenë se çfarë ka ndodhur. Jam paksa i shokuar.”- ka thënë ai.
Qarri thotë se ka shpresë se prokuroria do të zbardhë ngjarjen.
“Kam komunikuar me ministrin e Rendit , Tahiri. Ai është treguar i gatshëm. Une do të vijoj punën normale. Këtë pjesë do e zgjidhe policia dhe prokuroria”- thotë ai.

Sipas të dhënave të para të policisë dyshohet se dy makinave i është vënë flaka duke u djegur me lëndë djegëse, ndoshta benzinë.

makine e djegur
(Foto: Makina e djegur tip Benz Mercedes)
 

albert qarri
(Në foto: Rektori i Universitetit të Vlorës, Albert Qarri)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Protesta para bashkisë/ Romina Kuko në 'Studio Live': Sot kishte më shumë molotov se çdo protestë tjetër! Dora jonë ka qenë gjithnjë e shtrirë

Protesta para bashkisë/ Romina Kuko në 'Studio Live': Sot kishte më shumë molotov se çdo protestë tjetër! Dora jonë ka qenë gjithnjë e shtrirë