Vlorë-Policia në Vlorë ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale. Një 17-vjeçar u vu në pranga, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë, ndërsa, një tjetër i ri u prangos, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase filipinase, se një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, në rrugë, çantën me një shumë parash dhe sende personale, arrestuan personin me inicialet O. S., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale çantën, me një celular, dokumente identifikimi dhe disa karta banke.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga edhe 42 vjeçarin me inicilaet A. L., banues në Vlorëm për armëmbajtje pa leje.
‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”’, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.