Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit

Rosat e egra dhe pelikanët që u gjetën në fundjavë në Plazhin e Vjetër të Vlorës kanë ngordhur prej gripit të shpendëve. Konfirmimi vjen nga  Drejtoria e Veterinarisë pas analizave në laboratorin qendror të ISUV. Mjeku i veterinarisë, Demir Dervishaj tha për Report tv se mostrat kanë rezultuar pozitive me virusin “H5N1”.

“Nga përgjigja e analizave për mostrat që janë dërgur në Tiranë doli pozivi me H5N1. Virusi eshtë gjetur tek shpendet e egër të ujit. Virusi përhapet përmes jashtëqitjes. Ky virus ka shkallë të lartë agresiviteti, dhe mund të japë dëme kolosale në fermat e fshatarëve”, tha ai.

Virusi ‘H5N1’ është tejet i rrezikshëm, pasi përhapet me shpejtësi nga shpendët e egër tek pulat e rosat që rriten në fermat e fshatarëve si dhe në komplekset e pularive.

“Deri tani nuk ka prani të virusit në shpendët e oborrit, por ka rrezikshmëri të lartë që ato të preken, ndaj jemi në gjendje alarmi (alert). Kemi marrë masat veterinare. Kemi lajmëruar biznesin që merret me rritjen e shpendëve të kryejnë dezinfektim”.

Gripi i shpendëve sjell ngordhje masive, ndaj mjeku veterinar jep disa këshilla për femerët që rrisin pulat në oborre dhe mbi të gjitha për subjektet private që kanë komplekse pularie në Vlorë e qytete të tjera të vendit.

“Ky është virus respirator jep rinit dhe temperaturë të lartë tek shpendët dhe çon në ngordhjen e shpendëve. Masat që duhet të marrin janë: Kontakti sa më i kufizuar, dezinfektimi, lajmërimi në shërbimin e verterinar në rast se shfaqen simptomat”.

Gripi i shpendëve prek edhe njerëzit, madje ka pasur ndër vite, raste infektimi që kanë ndodhur për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me zogjtë e sëmurë ose të ngordhur që e kanë transmetuar virusin nëpërmjet pështymës, mukusit dhe feces.  Kur viruset e gripit të shpendëve infektojnë njerëzit, ka simptoma pak a shumë të dukshme që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë, zakonisht, por edhe pneumoni, vështirësi të rënda në frymëmarrje dhe, në rastet më të këqija edhe pse të rralla, vdekje.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2025 02:09

    Nuk perhapet vetem mes zogjsh e shpezesh,perhapjen e ka me te gjere.Ne U.S kishin ngordhur para ca kohesh ne nje shelter shume mace te egra te medha fale ketij gripi e dyshohet per zogj te eger,ose shtegetare qe e kane sjelle,gjithashtu po ne U.S,sot u njoftua shkarazi nga CNN se nje person i infektuar rende nga ky lloj gripi kishte nderuar jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, pas një viti pezullim, nis gjykimi në mungesë për pronarin e ‘Golden Resort’ Altin Hajri

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, pas një viti pezullim, nis gjykimi në mungesë për pronarin e ‘Golden Resort’ Altin Hajri