VLORE- Vetëm dy muaj janë pezulluar ndërtimet në kompleksin “Jon” dhe se një vendim i tillë është marrë nga INUK. Pas këtij vendimi asnjë institucion nuk ka reaguar, ndërkohë që inspektorë të INUK në atë periudhë, shprehen se e kanë pasur të pamundur të çajnë situatën dhe për pasojë i janë drejtuar prokurorisë me kallëzim penal.
 
Ndërtimi i kompleksit “Jon” brenda ujërave të detit “Jon”, nuk ka hasur asnjë pengesë nga institucionet që kanë për detyrë, kontrollin në teren të objekteve pa lejë. Qoftë, policia bashkiake por edhe Inspektoriati ndërtimor në bashkinë e Vlorës, nuk kanë bërë asnjë gjë, veçse kanë qëndruar duke parë në mes të ditës teksa pallati ngritehej nga kati në kat. I vetmi institucion që ka marrë masa konkrete për bndalimin e punimeve në kohën e fillimit të punës, ka qënë INUK, ku një burim i lartë pranë këtij institucioni pohoi për gazetën Shqiptarja.com, se në kohën kur është konstatuar objekti që po dilte mbi sipërfaqen e tokës, janë marrë masa për pezullimin e punimeve. Një masë e tillë është bërë për një periudhë kohe dy mujore, por që në fakt sërisht situata ka dalë jashtë kontrollit, duke bërë që ndërtimi nga kompania “G.B.A Konstruksion” të vijojë me ritme të shpejta duke mos u ndalaur prej askujt.

DY MUAJ PEZULL
Vetëm dy muaj janë pezulluar ndërtimet në kompleksin “Jon” dhe më pas situate sërisht është kthyer në gjëndje që ka qënë. Nga sa mësohet këtë vendim e ka marrë INUK ku pas debateve të shumta dhe përplasjeve fizike me ndërtuesit është marrë vendimi për pezullimin e punimeve me qëllim, dhënies kohë dhe të institucioneve të tjera, për të reaguar. Por afati dy mujor ka përfunduar dhe sërisht çështja ka vijuar, ku makineritë dhe puntorët e kompanisë G.B.A Konstruksion punonin me ritme të shpejta.

Ndërkohë që sërisht pas kësaj, inspektorët e asaj kohe të INUK, kanë shkuar sërisht në kantierin e ndërtimit, por këtë rradhë janë pritur nga përfaqësuesit e pallatit, të cilët kanë dalë me lejen e ndërtimit të miratuar nga bashkia. Pas kësaj inspektorët e INUK janë ndjerë të pafuqishëm për të çarë situatën në teren dhe më pas kanë vendosur të çojnë në prokurorinë e Vlorës, materialin kallëzuaes duke denoncuar si shkelje flagrante të çdo ligji dhe rregullore urbanistike.

SPECIALISTET: TE PRISHET
Ish-inspektorë të INUK, specialistë urbanistike dhe inxhinierë ndërtimi janë të mendimit se pallati në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrit të Lulzim Bashës, duhet të prishet. Kjo pasi sipas tyre, ajo është shkelja më flagrante që është bërë në ndërtimet në Vlorë, duke i zënë frymën një qyteti të tërë, me mbi 100 mijë banorë. Objekti sipas specialistëve është ndërtuar në një teren që konsiderohet si pasuri kombëtare, dhe për pasojë nuk duhet të ekzistojë më në atë vend. Pallati në fjalë jo vetëm që ka prishur bregdetin e Vlorës, por njëherësh ka hyrë dhe rreth 1.5 apo 2 metra në rrugën nacionale “Alesandër Moisiu” që të çon në tunelin e “Ujit të Ftohtë”. Ekspertët shkojnë akoma dhe më tej, duke pohuar se prishja e tij dhe rehabilitimi i zonës, do ishte vendimi më i drejtë, për të rikthyer ekzistencën e ligjir ndaj barabarizmave të ndërtimit vend e pa vend.
 
Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)