VLORË - Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje është përqëndruar në zonën e Drimadhes në rrethin e Vlorës.

Deri më tani fadromat e INUK kanë shembur gjashtë objekte, kryesisht lokale në anë të rrugës, të cilat kishin probleme me dokumentacionin.

Pronarët e godinave të shembura nuk kanë reaguar lidhur me prishjen e objekteve të tyre,ndërsa mësohet se ata ishin lajmëruar kohë më parë për këtë aksion.

Aksioni pritet të intensifikohet në ditët në vijim për gjatë vijës bregdetare.


ndertime pa leje ne drimadhes
ndertime pa leje ne drimadhes
ndertime pa leje ne drimadhes
(Foto: Lokalet e shembura nga forcat e INUK në Drimadhe)


(sg/shqiptarja.com)