Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi akuzohet për trafikimin të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se pas kontrollit personal dhe në banesën e 41-vjeçarit, efektivët gjetën 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe kanabis.
“Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë finalizuan një tjetër goditje në këtë fushë.
Si rezultat, u arrestua shtetasi V. S., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit personal dhe të banesës së tij, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Komente










