Vlorë, kapen 2 motorë deti dhe 31
kg drogë, do trafikoheshin në Itali

Vlorë, kapen 2 motorë deti dhe 31<br />kg drogë, do trafikoheshin në Itali
VLORE- Dy motorë deti me 31 kg lëndë narkotike gati për t’u trafikuar  janë sekuestruar nga policia e Vlorës.
 
Dy mjetet lundruese, (motorë deti) janë konstatuar gjatë patrullimit nga mjetet e Delta Force në zonën e Radhimës dhe janë ndjekur nga shërbimet e policisë.
 
Menjëherë më pas në sajë të veprimeve të koordinuara operacionale,  ndjekjes nga uji dhe kontrollit të ushtruar nga toka  është bërë e mundur që të kapen dhe sekuestrohen të dy mjetet lundruese të cilat ishin braktisur nga trafikantët, 1 në zonën e “Radhimës” dhe tjetri në afërsit të “Plazhit të ri”. Njëri prej motorëve  ishte i ngarkuar me rreth 31 kg lëndë narkotike kannabis sativa e cila dyshohet se do të trafikohej nëpërmjet detit në Itali.

Operacioni është kryer nga Shërbimet Operacionale të Strukturave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë. Në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda po kryehen hetime intensive për identifikimin e personave përgjegjës për këtë rast.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë