VLORË - Kapen mushkonja që përhapin malarjen. Kjo konfrmohet nën zë nga mjekë infeksionistë dhe epidemologë, që ushtrojnë profesionin e tyre në qarkun e Vlorës. Pas 50 vjetësh, malarja duket skur është prezent në kanalet e Orikumit, Nartës e Vlorës, gjithashtu edhe në kënetat që duket skur janë rishfaqur sërish pas prishjes së drezhanimit dhe kanaleve kulluese, të cilët tërheqin ujin nga tokat.

Edhe zyrtarisht pranohet se mushkonja e malaries është prezente por deri me tani ende nuk është vërtetuar ndonjë rast nga dhjetra raste që personat të jenë të infektuar me mushkonjën, e cila rritet dhe zhvillohet në kanalet kulluese dhe të ujrave të zeza të qytetit të Vlorës, Orikumit, komunës Qëndër dhe zonat kryesisht të Ultësirës perëndimore të qarkut të Vlorës, ku uji në toka është prezent.

Dhjetra raste, të cilat janë shfaqur me malarje, flasin se kanë qënë të importuara nga shtetet afrikane , nga punëtorë vlonjatë, që kanë kryer aktivitetin e tyre në shtetet afrikane dhe me pas kanë ardhur të infektuar në shtetin shqiptar e fillimisht janë trajtuar nga spitali infektiv i Vlorës e trajtuar më specifikisht në QSUT e Tiranë.

Mjeku epidemiolog, njëheresh shef i epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Vlorë, Agron Bashllari, sqaron masat parandaluese dhe aktivitetin mikrobial që ndodh kur një person infektohet dhe si infektohet; gjithashtu ai sqaron VKM e vitit 1993 si dhe masat që komunat dhe bashkitë duhet të ndërmarrin për desifektimin e zonave që mendohet se janë zona rrisku.

Burime nga prefektura flasin se në vazhdim do të mblidhet një grup pune që do të analizojë stuatën dhe do të kërkoje dezifektimin e të gjithë zonave.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)