Një gomone e braktisur është gjendur dje në brigjet e qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të diele. Gomonia rreth 7 metra e lartë dyshohet se do të transportonte drogë drejt Italisë dhe është gjendur në veri të ishullit të Sazanit nga rojat bregdetare 

Sipas burimeve për Report Tv mjeti ka një motor 250 kubik, dhe nje motor ndihmës rreth 25 kubik, 

Ajo po lëvizte ditën djeshme rreth Sazanit e Karaburunit e pas vënies në ndjekje të gomones nga policia mjeti lundrues është braktisur edhe është gjetur në vendin e quajtur "Bri-Stan" rreth orës 7:00

Ndërkohë blutë kufitarë të Vlorës dhe Rojet Bregdetare  janë vënë në lëvizje për të zbuluar se kush fshihhet pas saj si dhe destinacionin

Ndërkohë ka qënë i menjëhershëm reagimi i Minsitrisë së Mbrojtjes e cila thekson detajet e gomones dhe bën me dije se është bërë rimorkimi për në Sazan
 
"Ministria e Mbrojtjes ben me dije se gjate patrullimit rutine, sot ne oren 06.25 anija P-02 e Forces Detare, gjeti nje skaf te braktisur 4 milje ne veri te Sazanit me ngjyre blu gjatesi 6 deri 8 meter me motor merkuri 250 kë pa asnje mbishkrim. U be kontrolli I perimetrit ne afersi te objektit te braktisur ne se kishte te mbytur, nderkohe u njoftua Policia e Shtetit dhe u be rimorkimi i tij per ne Sazan. Me nderhyrjen e policise mjeti ju dorezua me procesverbal policise kufitare te cilet e derguan ne Triport. Ndersa Policia po ben hetimet e saj per rrethanat, Forca Detare vijon patrullimin ne kete zone."-shkruan MM ne njoftimin e saj.
 
kapet gomonia ne vlore

kapet gomonia ne vlore

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)