VLORË - E kishte kthyer shtëpinë e tij në një “minifabrikë” parash të falsifikuara, derisa është zbuluar nga policia e Vlorës dhe është vënë në pranga. Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga 30-vjeçarin Nanx Nanxa banues në lagjen “Hajro Çakërri” dhe sekuestruan 3 mijë e 40 euro të falsifikuara.
 
Në banesën e tij policia gjeti edhe mjetin me të cilin Nanxa falsifikonte paratë, një printer-skaner-fotokopje të tipit HP. Përmes këtij aparati 30-vjeçari bënte falsifikimin e parave, duke prodhuar të njëjtën monedhë në disa kopje. Pasi i fotografonte kartëmonedhat i skanonte dhe më pas i printonte me ngjyra. Policia nuk bëri të ditur kohështrirjen e aktivitetit të tij por dyshohet se 30-vjeçari Nanxa kishte kohë që bënte euro false dhe i hidhte në treg duke i këmbyer ose duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të qytetit.
 
Po ashtu, policia gjeti në shtëpinë e tij edhe 10 libreza “Kontrata Huaje Gjallica” të pa plotësuara.
 
Hetimi ndaj 30-vjeçarit kishte nisur prej një muaji dhe gjatë arrestimit në flagrancë ju gjetën:
 
56-kartmonedha 50-Euro (me të njëjtin numër serie)
12-karmonedha 20-Euro (me të njëjtin numër serie), të gjitha të falsifikuara.

fallsifikm eurosh
fallsifikm eurosh
fallsifikm eurosh
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)