VLORE - Shtetasi Ermal Sedat Sakaj i akuzuar për dy tentativa vrasjeje është vënë nën prangat e policisë. 26-vjeçari banues në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga policia. Ai  është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me iniciale K. M më datë 10.07.2012 dhe shtetasin me iniciale A.M. më datë 27.11.2012.

Mbi të arrestuarin rëndojnë edhe akuza të tjera ku ai dyshohet të jetë i përfshirë.

Ai klasifikohej si një person, që paraqiste rrezik të lartë krininal, për këtë policia ka organizuar shpeshherë operacione.

Akuzat, që rëndojnë mbi të nga Gjykata e Rrethit Vlorë, janë “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, akuza për të cilat ka marrë masën “arrest me burg.

(ad.ti/shqiptarja.com)