VLORE - Tentoi të kalonte kokainën nga porti i Vlorës drejt Italisë, por është zbuluar gjatë kontrollit fizik.

Bëhet fjalë për shtetasen, Lizhjeta Zharra, 59 vjeç, e cila u arrestua nga policia, teksa po hipte në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Gruas i është sekuestruar sasia prej 500 gramë kokainë, teksa gjatë kontrollit u evidentua se shtetasja mbarte një lëndë të dyshimtë.

Është dashur kontroll i imtësishëm fizik nga ana e një policeje femër, e cila arriti të zbulonte sasinë e lëndës narkotike kokainë prej 500 gramësh në të mbathurat e zonjës.

Menjëherë ajo është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës dhe ndërkohë nga punonjës të antidrogës është bërë dhe verifikimi i lëndës narkotike kokainë me peshë rreth 500 gr.

(Gre.M/Shqiptarja.com)