VLORE - Një tjetër peshkaqen kapet në ujërat tona vetëm 5 milje larg bregut të detit dhe në një thellësi prej 100 metro. Peshkatarët shprehen se ky nuk është në përmasën e peshkaqenëve që janë kapur më parë por është shumë herë më i rrezikshëm se ata edhe pse është 1.5 metra i gjatë dhe 15 kilogramë.
Sipas peshkatarëve ky lloj peshkaqeni i quajtur peshkaqeni gjysmëhëne ose peshkaqeni blu është mjaft i rrezikshëm për të vetmen arsye sepse siç e quajnë ata është i pangopur ha çfarëdo lloj gjeje që u del përpara dhe shume agresiv ndaj njerëzve.
Vetëm kohët e fundit ujërat shqiptare janë bërë vizitore i agresorëve nën ujore. Gjatë një periudhe të shkurtër janë kapur 4 peshkaqenë ndërsa ky që u kap ditën e sotme numërohet i dyti për këtë vit por më i rrezikshëm.
Redaksia online
(eç/axh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com