Një peshkarexhë italianë është kapur duke ushtruar aktivitet të paligjshëm në ujërat detare shqiptare.Gjatë ditës së djeshme reth orës 19.30 nga shërbimet e Rojës Bregdetare është marrë njoftim nga Durrësi se në ujërat territorial shqiptare ndodhej një mjet lundrues i paidentifikuar.
Menjëherë nga këto shërbime të cilat ndoheshin në patrullim në afërsi të vendit ku ndodhej mjeti lundrues dhe është konstatuar një peshkarexhe me mbishkrimin Cobra III, me flamur të huaj e regjistruar dhe e nisur nga Mola di Bari, Itali, si dhe shoqërimi i saj dhe ekuipazhit prej 4 personash për në brigjet shqiptare.
Në orët e mëngjesit të ditës së sotme është bërë inspektim nga agjensitë ligjzbatuesi si Kapiteneria e Portit Vlorë, Policia Kufitare Vlore, Inspektoriati Peshkimit Vlore, Antikontrabanda Detare pranë Degës së Doganës Vlorë ku u kontrollua dokumentacioni i mjetit peshkimit dhe i ngarkesës në bord, si dhe u përpilua proceverbal i bllokimit të ngarkeses se peshkut të gjetur ne bordin e peshkarexhes.
Nga strukturat e Policisë Kufitare janë kryer të gjitha veprimet procedurale në ngarkim të kapitenit të anijes Cobra III, shtetasit: P. Dilorenzo, shtetas italian, 39, lindur dhe banues ne Mola di Bari, per vepren penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal. Materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com