VLORË - Policia e Vlorës gjeti të hënën dhe identifikoi kufomën e një 61- vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim prej pothuajse 2 javësh, për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
 
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se trupi i pajetë i 61- vjeçarit S.V, u zbulua sot në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tij të lindjes e banimit, Beshisht, 15 km në verilindje të Vlorës.
 
Sipas policisë, kufoma e dekompozuar e të moshuarit, u identifikua pas veprimeve të parashikuara proceduriale. “Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake dyshohet se vdekja e ketij shtetasi të ketë  ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore”, saktësoi policia e cila shtoi se, sipas mendimit paraprak te mjekut ligjor në trupin e tij nuk janë vërenjtur shenja dhune.
 
Mësohet se, nga deklarimet e familjarëve, 61 vjeçari S.V., vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për shkak se dyshohej se, në datën 15 prill kishte plagosur bashkëshorten me mjete të mprehta.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)